Mergers & Acquisitions
«Ne i kemi besuar Mattig Management Partners detyrën më të vështirë të kompanisë sonë. Mattig Management Partners ka treguar drejtim profesional dhe aftësi të shkëlqyera për negociata në përfundimin e mandatit të arritjes së kënaqësisë tonë plotë»
Florin Ion, Geschäftsführer
Sama Service Grup SA, Bukarest (RO)
Mattig-Suter und Partner Schwyz

Strategji financiare për blerje e shitje (M&A; Mergers and Acquisitions)
 



Mattig Management Partners është e specializuar në transaksionet M&A në Evropën jug-lindore. Ne i njohim rreziqet dhe mundësitë dhe kjo gjë siguron rritjen e kompanisë suaj në vlerë gjatë shitjeve/shkrirjeve ndërkombëtare, blerjen dhe shitjen e kompanive dhe ndarjet e kompanisë, ndërmarrjeve të përbashkëta dhe aleancave strategjike. Ne menaxhojmë transaksionin e plotë në një detyrë të vetme, duke siguruar mbështetjen e gjithanshme për ju në zhvillimin e strategjisë, hartimin e një përvetësimi apo shitjes së strukturës, përgatitjen e dokumentacionit dhe zbatimin e nje integrimi post-merger për projektin tuaj. (integrimi post-merger i referohet aspektit të një shkrirjeje të organizuar që përfshin sistemet origjinale sociale-teknike në një sistem të ri të kombinuar).

 
Strategjia
Së bashku me ju, Mattig Management Partners, zhvillon një strategji optimale që do të çojë në rritjen e vlerës së kompanisë tuaj nëpërmjet transaksioneve fitimprurëse si dhe zbatimin e sinergjive të dobishme si: optimizimin e vendndodhjes, të ardhura shtesë, rritjen e kuotave të tregut, afrim në tregjet e reja, avantazhet e blerjeve dhe shitjeve, përmirësim i portofolit të investimeve dhe rritje të aktiviteteve të produktit dhe shërbimit tuaj.
 
Transaksion
Rrjeti ynë ndërkombëtar i ekspertëve ofron të gjitha shërbimet përkatëse nga një burim i vetëm n ë një proces të plotë konsultimi për transaksionin. Mattig Management Partners krijon një listë të gjatë të kompanive potenciale me objektiv të caktuar, proces investigimi për të analizuar vlerat dhe kushtet e një kompanie, planet e biznesit, zhvillon strukturën e duhur të transaksionit, kontrata dhe mbështetje në negociatat përkatëse.
 
Integrim
Mattig Management Partners monitoron implementimin e procesit të integrimit pas përfundimit të transaksionit, duke ju ofruar mbështetje të plotë për arritjen e objektivave tuaja afat-gjata të korporatave dhe sigurimin e vazhdimësisë së biznesit.