![]() |
«Ne i kemi besuar Mattig Management Partners detyrën më të vështirë të kompanisë sonë.
Mattig Management Partners ka treguar drejtim profesional
dhe aftësi të shkëlqyera për negociata në përfundimin e mandatit të
arritjes së kënaqësisë tonë plotë»
|
|
Strategji financiare për blerje e shitje (M&A; Mergers and Acquisitions) |
|||
|
|
Mattig Management Partners është e specializuar në transaksionet M&A në Evropën jug-lindore.
Ne i njohim rreziqet dhe mundësitë dhe kjo gjë siguron rritjen e kompanisë suaj në vlerë gjatë shitjeve/shkrirjeve ndërkombëtare,
blerjen dhe shitjen e kompanive dhe ndarjet e kompanisë, ndërmarrjeve
të përbashkëta
dhe aleancave strategjike.
Ne menaxhojmë transaksionin e plotë në një detyrë të vetme, duke siguruar mbështetjen
e gjithanshme për ju në zhvillimin e strategjisë, hartimin e një përvetësimi apo shitjes së strukturës, përgatitjen
e dokumentacionit dhe zbatimin e nje integrimi post-merger për projektin tuaj.
(integrimi post-merger i referohet aspektit të një shkrirjeje të organizuar që përfshin sistemet origjinale sociale-teknike në një sistem të ri të kombinuar).
|
|
|
|||
Strategjia
|
Së bashku me ju, Mattig Management Partners, zhvillon një strategji optimale
që do të çojë
në rritjen e vlerës së kompanisë tuaj nëpërmjet transaksioneve fitimprurëse
si dhe
zbatimin e sinergjive të dobishme si: optimizimin e vendndodhjes, të ardhura shtesë,
rritjen e kuotave të tregut,
afrim në tregjet e reja, avantazhet e blerjeve dhe shitjeve,
përmirësim i portofolit të investimeve dhe rritje të aktiviteteve të produktit dhe shërbimit tuaj.
|
||
|
|||
Transaksion
|
Rrjeti ynë ndërkombëtar i ekspertëve ofron të gjitha shërbimet përkatëse
nga një burim i vetëm n
ë një proces të plotë konsultimi për transaksionin. Mattig Management Partners
krijon një listë të gjatë të kompanive potenciale me objektiv të caktuar,
proces investigimi për të analizuar vlerat dhe kushtet e një kompanie, planet e biznesit,
zhvillon strukturën e duhur të transaksionit,
kontrata dhe mbështetje në negociatat përkatëse.
|
||
|
|||
Integrim
|
Mattig Management Partners monitoron implementimin
e procesit të integrimit pas përfundimit të transaksionit, duke ju ofruar mbështetje të plotë
për arritjen e objektivave tuaja afat-gjata të korporatave
dhe sigurimin e vazhdimësisë së biznesit.
|
||