/dbFile/45/ea115-c-60-1.jpg
«Duke zgjedhur Mattig Management Partners AG,
korporata juaj do të jetë në gjendje
të gjejë një partner të besueshëm
dhe profesional për filialin tonë në
Rumani»
Urs Zwicky, CEO IPS AG, Herisau (CH)
Mattig-Suter und Partner Schwyz

Shërbimet e futjes në treg
 



Mattig Management Partners siguron, që ju po merrni vendimin e duhur në veprimet e biznesit tuaj të përditshëm. Ne nënvizojmë vizionin tuaj si sipërmarrës në proceset tuaja të punës në një mënyrë të tillë që konkurrenca e kompanisë tuaj të rritet në një kohë të gjatë. Seria jonë e shërbimeve të konsulencës përfshin shërbimet e hyrjes në treg, rekrutimin e partnerëve të biznesit si dhe gjithë-përfshirjen e tyre, mbështetje ndërdisiplinore në ngritjen e kompanive si dhe investime në zonat fushore e në ato malore.

 
Analiza
Ne u kushtojmë një vëmendje të plotë shqetësimeve tuaja individuale në mënyrë të tillë që t’ju ofrojmë informacion të saktë e të përshtatshëm me nevojat tuaja vendim-marrëse strategjike. Duke përdorur analiza të thella të kompanisë dhe të tregut, ne përcaktojmë pikat e forta e të dobëta të kompanise tuaj, shfrytëzojmë për ju mundësitë dhe rrisqet e tregut të së ardhmes. Ne ju ndihmojmë të përcaktoni vizionin, misionin dhe filozofinë e kompanisë tuaj, zhvillojmë zgjidhjet e konceptet dhe përcaktojmë strukturat përkatëse.
 
Metodologjia
Ekipet e specialistëve tanë, mbështesin gjatë gjithë procesit kompaninë tuaj me informacion të përshtatshëm për nevojat tuaja. Ata, marrin pjesë në strukturimin e biznesit tuaj dhe trajtojnë çështje ligjore, administrative, shitjesh, marketingu dhe financiare.
 
Zbatimi
Analizat dhe planifikimi strategjik formojnë bazën për implementimin/zbatimin. Ne marrim pjesë në organizimin e kompanisë tuaj, ju mbështesim në zbatimin e masave specifike dhe monitorijmë përfundimin e projektit për të siguruar që ju jeni plotësisht i kënaqur me rezultatet e arritura.