Projektmanagement
«Për shkak të këshillave të kualifikuara dhe
angazhimit aktiv të specialistëve
Mattig Management Partners, jemi ndjerë vazhdimisht në duar të sigurta brenda sektorit rumun të energjisë.»
Cristian Georgescu,
Präsident ROKURA Srl., Bukarest (RO)
Mattig-Suter und Partner Schwyz

Menaxhimi i projekteve
 



Si një kompani e plotë shërbimi, ne jemi në gjendje të marrim pjesë në ekzekutimin e iniciativave tuaja strategjike. Strukturat e përcaktuara në mënyrë të qartë dhe një projekt-bazë network-u vendim-marrës, janë parakushte të rëndësishme për detyra të veçanta. Përfitoni nga njohuritë e specializuara ndër-disiplinore. Ne zbatojmë transaksionet tuaja lokale të bazuara në njohuri të sigurta të tregut të Evropës Juglindore dhe të 7 zyrave në Evropë.

 
Planifikimi
Kërkimet në treg dhe planifikimi i përpiktë, formojnë bazën e të gjitha projekteve të suksesshme. Ne mbështesim menaxhimin e klientëve tanë në zhvillimin, kontrollin dhe përfundimin e projekteve të veçanta në Evropën Juglindore. Rreziqet janë të përcaktuara, qëllimet zhvillojnë dhe përcaktojnë një zgjidhje të përshtatur.
 
Metodologjia
Konfigurimi optimal është i bazuar në objektivat e projektit dhe në zgjidhjet e zhvilluara. Ne ofrojmë asistencë personale dhe teknike, ose merremi me përfaqësimin e plotë për ju në zonat tona të tregut. Për ta bërë këtë, ne ju mbështesim me një bazë të gjerë të të dhënave, metodologjinë e përcaktuar dhe shumë vite përvojë.
 
Implementimi
Mattig Management Partners ka struktura të veçanta dhe kualifikime të brendshme speciale për t’ju mbështetur me sukses në përgatitjen dhe rishikimin e planeve të biznesit, studimeve të tregut, integrimin e investimeve të reja dhe njësive të biznesit, si dhe përshtatjen sipas kulturës së kërkuar të biznesit.