Projektfinanzierung
«Mattig Management Partners
hat unsere Unternehmung in
finanziellen Fragen professionell
beraten und uns bei den
entsprechenden Verhandlungen
kompetent begleitet.»
Dr. Gabriel Homotescu, Board President & General Manager Confex International SA, Bukarest (RO)
Mattig-Suter und Partner Schwyz

Financimi i projekteve
 



Financimi i projekteve është një detyrë sfiduese që kërkon njohuri të specializuara. Duke përdorur njohuritë tona të plota të tregut, ne reduktojmë rrezikun e financimit për investitorët e per huamarrësit dhe thjeshtojmë e përshpejtojmë zbatimin e planeve tuaja financiare. Për financimin e projektit, ne shikojmë në të gjithë spektrin e mundësive mbështetëse të kredisë, duke përfshirë instrumentet tradicionale të financimit, subvencionet e Bashkimit Evropian dhe ndihmat qeveritare.

 
Planifikimi
Bazuar në planet reale dhe transparente të biznesit, diskutimet me investitorët mund të thjeshtohen dhe të strukturohen në mënyrë të qartë. Në bashkëpunim me ju, ne zhvillojmë strategji, ju mbështesim në sektorin e financës e në planifikimin e likuiditetit si dhe në kërkimin për investitorët.
 
Menaxhimi i negociatave
Njohuritë e specializuara të konsulentëve tanë, si dhe anëtarësimi i tyre aktiv në shoqatat e specializuara dhe marrëdhëniet me vendim-marrësit në qarqet financiare, zvogëlojnë rrezikun e financimit për projektet tuaja strategjike. Ne marrim pjesë në negociata dhe ju mbështesim në përgatitjen e diskutimeve që ju shoqërojnë në takime me partnerët e financimit.
 
Raportimi
Ne bëjmë raportimin për ju ose zhvillojmë një sistem transparent raportimi së bashku me ju që do ta bëjë më të lehtë procesin e Menaxhimit të Projekteve dhe të ndërtojë besimin ndërmjet investitorëve tuaj.